FITORJA

Lajçak thotë se ndalimi i dinarit mund të ndikojë tek komuniteti serb në Kosovë

/ 3 minuta lexim
FITORJA

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evrpian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se po ndjek nga afër zhvillimet në lidhje me rregulloren e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës për Operacione me Para të Gatshme, e cila parash që euro është valuta e vetme që përdoret në Kosovë.

Sipas tij, kjo ndikon tek komuniteti serb që jeton në Kosovë.

Orbán dhe partia e tij bojkotojnë seancën e parlamentit hungarez, ku do të ratifikohet …Pësoi një lëndim të rëndë ndaj West Hamit, Lisandro Martinez i shpëton më së keqesEmrat e shqiptarëve të përfshirë në dosjen ‘Muratori’, si trafikohej droga …Georgina Rodriguez me një paraqitje tejet atraktive, teksa pozon për fushatën e re R…Kritikat e SHBA-së dhe BE-së ndaj Kosovës, AAK thotë se duhet më shumë koordinim i Qeve…

Lajçak ka shkruar në Facebook se këtë javë ai dhe ekipi i tij janë të fokusuar nga afër në dinamikën aktuale të procesit të normalizimit të mardhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Hidromorava

Ai ka përmendur edhe vizitën e javës së kaluar në Serbi dhe Kosovë, ku kanë diskutuar për gjendjen aktuale dhe hapat e ardhshëm në dialog me partnerët e mi.

“Duke filluar nga Beogradi, u takova me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryenegociatorin Petar Petkoviq. Në vazhdim të udhëtimit tim në Kosovë, u takova me Presidenten Vjosa Osmani për ta informuar për Dialogun, si dhe me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e parë dhe kryenegociatorin Besnik Bislimi. Natyrisht, kemi diskutuar për Dialogun dhe kemi folur edhe për gjendjen aktuale të marrëdhënieve BE-Kosovë. Duke reflektuar mbi udhëtimin, bisedat e thella me liderët dhe kryenegociatorët nga të dyja palët ishin në kohë dhe të rëndësishme, duke na lejuar të shprehim pritshmëritë tona për muajt e ardhshëm dhe të diskutojmë se për çfarë do të punojmë”.

“Kjo javë fillon me një shënim të ngarkuar për mua pasi unë dhe ekipi im po ndjekim vizitën time, duke u fokusuar nga afër në dinamikën aktuale të procesit të Normalizimit. Në këtë kontekst, unë po ndjek gjithashtu nga afër zhvillimet në lidhje me Rregulloren e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës për përdorimin e parave të gatshme, veçanërisht duke ndikuar tek komuniteti serb që jeton në Kosovë”, u shpreh ai.

Lajçak ka njoftuar se këtë javë do të udhëtojë edhe në Firence, ku ligjëron si profesor me kohë të pjesshme në Institutin Universitar Europian për aspekte të ndryshme të Ballkanit Perëndimor.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.