UBT

Lajçak takon senatorët amerikanë Van Hollen dhe Murphy, kërkojnë depërshkallëzim në Kosovë dhe rikthim në dialog

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Emisari i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit të tij në SHBA ka takuar sot dy senatorët amerikanë Chris Van Hollen dhe Chris Murphy, me të cilët ka biseduar për zhvillimet në Ballkanin perëndimor, veçmas për situatën në Kosovë.

Lajçak, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se me senatorët Hollen dhe Murphy janë dakorduar për nevojën e depërshkallëzimit të situatës në Kosovë dhe rikthimin në dialog.

“Pata një takim të rëndësishëm me senatorët Chris Van Hollen dhe Chris Murphy, të cilët ndjekin nga afër zhvillimet në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajçak, transmeton Telegrafi.

Më tej ai tha se “Ne ndamë të njëjtin vlerësim për situatën dhe ramë dakord për nevojën e de-përshkallëzimit dhe rikthimit në dialog dhe normalizim”.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Lajçak ka takuar të martën Nënsekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland, e cila i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë t’i ulin tensionet dhe të fillojnë zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

Nuland në një postim në Twitter pas takimit me të dërguarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak tha se vazhdojnë të mbështesin planin trepikësh të BE-së, si mënyra më e mirë për zgjedhjen e krizës.

Hidromorava

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zvogëlojnë tensionet menjëherë dhe të fillojnë zbatimin e angazhimeve të Ohrit. Ne vazhdojmë të mbështesim planin trepikësh të BE-së si mënyra më e mirë për zgjidhjen e krizës”, ka thënë Nuland.

Për takimin me Nuland, ka shkruar edhe i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak.

“Kisha një bisedë të mirë me nënsekretaren Victoria Nuland. Kemi ndarë të njëjtin vlerësim rreth situatën në veri të Kosovës dhe rrugën për të dalë nga kjo situatë. U pajtuam që e një rëndësie të menjëhershme është de-eskalimi dhe rikthimi në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuarsot se past takimit të nesërm në Vatikan me Papa Françesku, do të udhëtojë për në Bruksel në takimin me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Ai ka thënë se në këtë takim do të insistojë për lirimin urgjent pa kushte të 3 policëve të mbajtur peng nga Serbia, de-eskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve. /Telegrafi/