RCCOLA

Lajçak takon nënsekretaren Nuland: De-eskalimi i situatës në veri duhet të ndodh menjëherë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak gjatë qëndrimit në Washington D.C, është takuar me nënsekretaren amerikane, Victoria Nuland.

Lajçak dhe Nuland kanë diskutuar për situatën në veri të Kosovës, dhe janë pajtuar që është de-eskalimi i situatës është e një rëndësie të menjëhershme.

“Kisha një bisedë të mirë me nënsekretaren Victoria Nuland. Kemi ndarë të njëjtin vlerësim rreth situatën në veri të Kosovës dhe rrugën për të dalë nga kjo situatë. U pajtuam që e një rëndësie të menjëhershme është de-eskalimi dhe rikthimi në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Fundamenti

Lajçak sot gjithashtu ka deklaruar se situata në veri është delikate dhe se ai ndjehet shumë i brengosur.

“Situata është kritike dhe ne duhet të diskutojmë hapat e ardhshëm. Situata është shume e tensionuar dhe unë jam i brengosur nuk mund ta fsheh këtë. Ne duam që njerëzit të largohen nga rrugët, të rikthehemi në dialog dhe të kemi zgjedhje të reja me pjesëmarrjen e serbëve pa kushte”, tha Lajçak. /Telegrafi/