Fundamenti

Lajçak reagon pas marrëveshjes: E falënderoj Escobarin dhe diplomacinë amerikane

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka njoftuar se është arritur marrëveshja mes Kosovës e Serbisë për letërnjoftimet.

E këtë zhvillim e ka përshëndetur edhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Ai me këtë rast ka falënderuar emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe diplomacinë amerikane për ndihmën e ofruar.

Eco Higjiena

“Falenderoj emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Escobar dhe diplomacinë amerikane për angazhimin e tyre të fortë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar Lajçak.

Një ditë më parë i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se palët duhet të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e deritashme.

Diplomati amerikan i cili bashkë më diplomatin evropian Lajçak qëndroi në Kosovë dhe Serbi në përpjekje për të gjetur një zgjidhje që do të shmangte tensionet në terren, tha se bisedimet janë mekanizmi nëpërmjet të cilit të dyja vendet mund të normalizojnë marrëdhëniet ndërmjet tyre dhe të hapin ardhmërinë evropiane./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.