Fundamenti

Lajçak priti në takim Kurtzin, thotë se biseduan edhe për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ndërmjetësuesi special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me kancelarin austriak, Sebastian Kurtz, duke thënë se kanë biseduar për shqetësimet e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Kurtz nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’, derisa ka thënë se me diplomatin austriak ka biseduar edhe për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Express.

“Kënaqësi të bisedoja me Miroslav Lajçak. Ne diskutuam për dialogun Beograd-Prishtinë, si dhe nevojën për të filluar negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka deklaruar kancelari austriak.

ARKATANA

Tutje, ai ka thënë se ia ka konfirmuar Lajçakut mbështetjen e vendit të tij drejt përspektives evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Lajçak pati një varg vizitash ditëve të fundit, përfshi edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, përgjatë darkës informale të organizuar në Bruksel.

Lidhur me takimin, Lajçak tha se bisedoi me kreun e ekzekutivit për rifillimin e dialogut. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.