GRANDEMALL

Lajçak: Po bisedohet për heqjen e vizave për Kosovën – çështja e kufijve nuk është në rend dite

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Përfaqësuesi Special i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se BE-ja, në këtë proces, duhet të shkojë “krah për krahu” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një intervistë për agjencinë austriake APA, Lajçaku ka thënë se kriza me koronavirusin ka treguar se BE-ja duhet të jetë “e shpejtë dhe vigjilente” në Ballkanin Perëndimor, transmeton Zeri.info.

Veç tjerash, ai theksoi se nuk është në rend dite shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kemi parë një reagim shumë të ashpër për shkëmbimin e territoreve – në Kosovë dhe në vendet tjera të rajonit, sikurse edhe në vendet e BE-së. Kjo më bën të them se kjo temë nuk është në rend dite, e as që do të duhej të ishte”, u shpreh Lajçaku.

Shefi për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell, ditë më parë deklaroi se ndryshimi i kufijve nuk është i mbyllur në tërësi.
Por sipas Lajçakut, Borrelli ka thënë se BE-ja synon në “marrëveshje të harmonizuar ligjërisht”.

“Na duhet një marrëveshje që qetëson situatën”, tha ai. Reagimet për idenë e territoreve, sipas vlerësimit të tij, e “kanë bërë shumë të qartë” se kjo do të sillte pasoja “krejt të kundërta”.

ARKATANA

Ai nuk deshi të komentonte deklarimet për një “marrëveshje të fshehtë” mes dy presidentëve, Hashim Thaçit dhe atij serb, Aleksandar Vuçiq, duke thënë vetëm se nuk ka parë një plan të tillë.

Lajçaku nuk deshi të komentonte as pretendimet se SHBA-ja, përmes emisarit Richard Grenell, ka qenë e përfshirë në rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit. Sipas tij, ajo që ka rëndësi për Kosovën është një qeveri stabile që ka mbështetjen e shumicës së parlamentit dhe qytetarëve.

Ndër të tjera, Lajçaku, që vjen nga Sllovakia, vend që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ka thënë se ky fakt nuk paraqet pengesa në ushtrimin e detyrës së tij. Madje ai këtë e sheh si “mundësi”, por shton se në këtë pozitë nuk e përfaqëson Sllovakinë, por tërë BE-në.

Më tej, Lajçaku ka thënë se BE-ja, për t’u pozicionuar si aktor i besueshëm në Kosovë, do të duhej që sa më shpejt të marrë vendimin për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, por ai nuk deshi të përgjigjej në pyetjen se mbështetja e kujt i mungon vendit aktualisht që të merret ky vendim. Përfaqësuesi special i BE-së tha se aktualisht po diskutohet për këtë çështje dhe se është “absolutisht optimist” se vendimi do të merret shpejt.

Në pyetjen se çfarë rezultati do të donte të shihte në përfundim të mandatit të tij, Lajçaku tha se disa gjëra janë më lehtë të thuhen se të bëhen.

“Qëllimi është të arrihet një marrëveshje ligjërisht obliguese mes dy palëve që sqaron të gjitha çështjet e hapura. Të jetë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe nga të gjitha palët – politika dhe njerëzit në të dy vendet, rajoni, por edhe nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së të pranohet dhe të njihet. Nuk ka arsye që procesi të vonohet, por në fund është cilësia më e rëndësishme sesa marrëveshja e shpejtë”, theksoi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.