FIDANISHTJA

Lajçak: Përvoja e Thaçit na ndihmon në dialog

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Lajçak ka tejkaluar kritikat e mëhershme të presidentit Hashim Thaçi ndaj tij dhe thotë se, si njeri me përvojë në dialog, Thaçi mund ta ndihmojë atë.

Miroslav Lajcak, i angazhuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, thotë se pati bisedë të frytshme me presidentin Hashim Thaçi.

Lajcak thotë se përvoja e presidentit Thaçi, që tash më nuk është pjesë e negociatave Kosovë – Serbi, mund të ndihmojë procesin në të ardhmen, transmeton Gazeta Express.

“Kisha një vidoe konferencë të frytshme me Presidentin Hashim Thaçi mëngjesin e sotëm. E informova për arritjet e deritanishme të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Eksperienca e tij e gjerë ne dialog mund ta ndihmojë procesin në të ardhmen”, ka shkruarj Lajcak në Twitter.

Uji Dea

Pas takimit, Thaçi ka shkruar në Twitter se Kosova është e përkushtuar për njohje të ndërsjellë me Serbinë, si e vetmja mënyrë për të siguruar paqe të qëndrueshme në rajon.

“Diskutim i mirë rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe rrugën e Kosovës drejt BE-së me Miroslav Lajçakun. Përsëris se Kosova është e përkushtuar për një dialog për njohje të ndërsjellë, si mënyra e vetme për të siguruar paqe të qëndrueshme në rajon dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në BE”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Ndryshe, Presidenti Thaçi ka pasur paknaqësi ndaj përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, që ndërmjetëosjnë në dialog. Lajcak dhe Përfqaqësuesi i Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme, Joseph Borrell kanë qenë cak i sulmeve të Thaçit. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.