GRANDEMALL

Lajçak përmendi 3-4 marrëveshje që pritet të finalizohen mes Kosovës dhe Serbisë, BE-ja dhe Qeveria nuk japin detaje

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në fillim të këtij muaji tha se janë gati tri-katër marrëveshje në mes dy palëve të cilat pritet të finalizohen së shpejti.

Ai këtë deklaratë e bëri gjatë Forumit të 15-të në Dubrovnik, mirëpo nuk jepi detaje se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë. Detaje nuk kanë dhënë as nga Bashkimi Evropian.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një përgjigje për Telegrafin, tha se do të jenë më konkretë kur të finalizohen këto marrëveshje.

Ai gjithashtu shtoi se çështja e afateve se kur do të finalizohen marrëveshjet varet nga ana e Kosovës dhe Serbisë.

“Do të jemi më konkretë kur do të finalizohen ato marrëveshje. Afatet kohore varen gjithmonë nga aftësia dhe gatishmëria e të dyja palëve (Kosovës dhe Serbisë) për të rënë dakord”, deklaroi Stano.

Telegrafi ka dërguar pyetje edhe në Zyrën e Kryeministrit, Albin Kurti mirëpo të njëjtit deri më tani nuk janë përgjigjur.

FIDANISHTJA

Lajçak kishte vlerësuar të dyja palët për takimet mujore në nivel të negociatorëve kryesorë dhe kishte shtuar se ekziston marrëveshja që takimet të zhvillohen në nivelin më të lartë Kurti-Vuçiq.

Një takim i mundshëm mes kryeministri Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq është thënë se mund të ndodh gjatë këtij muaji, mirëpo deri më tani nuk ka asgjë zyrtare.

Bartësit e dialogut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk janë takuar në Bruksel që nga korriku i vitit 2021.

Deri më tani, ata kanë zhvilluar vetëm dy takime dhe që të dyja nuk kanë sjellë ndonjë rezultat konkret.

Së fundmi Kurti ka pasur një takim me Lajçak gjatë punimeve të Symi Symposium në Greqi. Gjatë takimit të tyre është thënë se është biseduar për procesin e dialogut dhe hapat e ardhshëm në këtë proces.

Kujtojmë se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur qysh në vitin 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.