GRANDEMALL

Lajçak për Asociacionin: Palët duhet të pajtohen për propozimin e BE-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Marrëveshja e Brukselit është ratifikuar nga Parlamenti i Kosovës, “duke u bërë kështu një obligim juridik ndërkombëtar për Kosovën”.

“Ne e kuptojmë se kjo çështje është e ndjeshme për Qeverinë e Kosovës, por obligimet duhet të përmbushen”, ka thënë Lajçak, në një intervistë për numrin e sotëm të gazetës serbe “Politika”, duke iu përgjigjur pyetjes se pse nuk është formuar Asociacioni i komunave me shumicë serbe, përcjellë agjencia Beta.

FIDANISHTJA

Sipas tij, “qëndrimi i BE-së dhe i SHBA-së dhe i partnerëve të tjerë ndërkombëtarë është se çdo vonesë e mëtejshme është e papranueshme”.

Lajçak deklaroi se BE-ja aktualisht është duke punuar në dy pista në mënyrë që dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të ecë përpara.“Së pari, prioritet është që të dyja palët të bien dakord për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Së dyti, ne vazhdojmë të punojmë paralelisht për të siguruar zbatimin e plotë dhe të menjëhershëm të të gjitha elementeve të asaj që është rënë dakord deri më tani në dialog. mbeten të vlefshme dhe janë të detyrueshme për të dyja palët”, tha Lajçak.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.