Fundamenti

Lajçak pas takimit me Kurtin: Jemi duke provuar ta gjejmë një zgjidhje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përfaqësuesi i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se janë duke provuar ta gjejnë një zgjidhje në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Ka përfunduar takimi në mes të dërguarit e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i mbajtur brenda ambienteve të Qeverisë së Kosovës.

Pas takimit, Lajcak, tha se janë duke punuar ta gjejnë një zgjidhje në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Ai nuk pranoi të jap detaje të tjera, apo për deklaratën e kryeministrit Kurti, i cile kishte thënë se Lajcak kishte propozuar ide për targa neutrale.

ARKATANA

Ndërkaq, Escobar, tha se qëllimi i vizitës së tij në Kosovës, është që ta shfaqë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për dialogun Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Jam këtu për ta mbështetur dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, në fund të fundit jam këtu për ta mbështetur Kosovën dhe Serbinë, për ta gjetur një rrugë përpara në disa cështje të vështira. Detajet se si shkojnë përpara, janë për dialog, deshta të sigurohem se vizita ime ishte ta shfaqë mbështetjen time të plotë, për dialogun”, ka deklaruar Escobar.

Escobar, deklaroi se të dya palët, Kosova dhe Serbia e kanë siguruar se nuk dëshriojnë që situata të eskalojë në dhunë me datën një shtator, kur pritet që Qeveria e Kosovës, të tentojë ta vendos reciprocitetin me dokumente idenfitikuese dhe për targa, në veri të Kosovës, raporton RTVD/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.