Fundamenti

Lajçak pas takimit me Kurtin: Jemi dakorduar se të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen

/ 2 minuta lexim
HW

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak të mërkurën mbrëma ishte për vizitë në Kosovë, gjersa është intensifikuar dialogu Kosovë-Serbi, në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje.

Lajçak pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi në një postim në Twitter ka shkruar se kanë biseduar për hapat e mëtejmë në dialog.

Ai bëri të ditur se kanë rënë dakord se të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht.

“U ktheva sot në Kosovë për të vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me Kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne gjithashtu ramë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht”, shkruan Lajçak.

Back in Kosovo today to continue my frank, open and intense discussions with PM @albinkurti and DPM @BislimiBesnik on next steps and the way forward on normalisation of relations with Serbia. We also agreed that all past Dialogue Agreements must be fully implemented. pic.twitter.com/zURabtdEmF

Uji Dea

Ndryshe, marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe është në ndër marrëveshjet që janë arritur në kuadër të dialogut në Bruksel.

Edhe zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Amerikan, Ned Price, sërish ka folur për çështjen e asociacionit dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Price tha se SHBA-ja dhe BE-ja presin që palët “të përmbushin përgjegjësitë e tyre”.

“Kosova dhe Serbia në këtë rast duhet të zbatojnë marrëveshjet që tashmë kanë nënshkruar përmes këtij procesi të dialogut”, tha ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.