Eko Higjiena

Lajçak para takimeve në Bruksel: Nuk negociojmë në mënyrën “merre ose lëre”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak para fillimit të takimeve ka folur ekskluzivisht për Kanal10 me gazetarin Kushtrim Sadiku, duke thënë se nuk negociojnë në mënyrën “merre ose lëre”.

Ai foli rreth pritshmërive të tij lidhur me takimin e sotëm në Bruksel duke thënë se ka pritje të larta.

“Kam pritje të larta, të vazhdojmë përpara”, tha Lajçak, raporton Gazeta10.

Tutje ai tha se presin edhe implementimin e marrëveshjes.

Hidromorava

I pyetur nga gazetari Kushtrim Sadiku nëse është dita e një dokumenti për marrëveshjen “merre ose lëje”, Lajçak tha se nuk negociojnë në atë mënyrë. “Ne nuk negociojme në mënyrën ‘Merre ose lëre’, kjo duhet të jetë pajtim mes dy palëve në të cilën jemi duke iu ndihmuar”, tha ai.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot do të qëndrojnë në Bruksel ku do të kenë takime të ndara me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

Ndryshe, një ditë më parë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano u shpreh se këto takime janë mbështetje për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/