Eko Higjiena

Lajçak njofton Bundestagun për gjendjen e dialogut Kosovë-Serbi

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak ka informuar sot anëtarët e Bundestagut dhe anëtarët gjermanë të Parlamentit Evropian mbi gjendjen aktuale dhe hapat e ardhshëm që do ndërmerren në procesin e dialogut Beograd-Prishtinë.

Ai në një postim në Tëitter ka shkruar se e vlerëson interesin dhe mbështetjen e tyre mbi procesin e udhëhequr nga Bashkimi Evropian, shkruan Gazeta Express.

“Këtë mëngjes, informova anëtarët e Bundestagut dhe anëtarët gjermanë të Parlamentit Evropian mbi gjendjen aktuale dhe hapat e ardhshëm në dialogun Beograd-Prishtinë. E vlerësoj shumë interesin dhe mbështetjen e tyre!”, ka shkruar Lajçak.

ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq janë takuar për herë të fundit në Bruksel më 7 shtator, ku presidenti serb kishte ngritur çështjen e asociacionit, organ ky që Serbia kërkon të ketë kompetenca ekzekutive.

Pas kthimit në Kosovë, kryeministri Hoti kishte deklaruar se çështja e asociacionit nuk do të kthehet në tavolinën e bisedimeve pasi ajo është çështje e mbyllur. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.