UBT

Lajcak në mediat serbe: Nëse s’ka Asociacion, s’ka marrëveshje

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Emisari special për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak, në një intervistë, që, siç raporton Danas, do të transmetohet në televizionin publik serb, ka folur për parakushtet për zbatimin e propozimit evropian, duke përmendur formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si kryesorin.

Lajcak ka thënë se nëse shihni propozimin evropian, ai flet për normalizim, e jo për ndonjë lloj kapitullimi.

Emisari special ka përsëritur në disa raste se Asociacioni duhet të formohet, dhe, sic e citon gazeta serbe, ai ka theksuar se “nëse s’ka Asociacion, nuk ka marrëveshje”.

Mobi Casa

Qëllimi, thotë Lajcak, nuk është që dikush të fitojë ose të humbë. “Qëllimi është që të shikohet për një situatë ‘win-win’ dhe të hapet dera evropiane”.

Lajcak tutje ka thëë se takimi në Ohër ka për qëllim që të arrihet pajtim për përmbushjen e marrëveshjes, e cila ka përkrahjen e BE-së që ai thotë se nuk e mban mend të ketë pasur në të kaluarën një mbështetje të tillë.

Lajcak po qëndron në këtë fillimjavë në Beograd, ndërsa të premten dhe të shtunën që shkoi ka qëndruar në Prishtinë. Këto vizita i ka realizuar para takimit të 18 marsit që mbahet në Ohër. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.