UBT

Lajçak me përmbledhjen e zakonshme të fundjavës: Po përgatitemi për takimin e 14 Shtatorit Kurti – Vuçiq

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar për agjendën e tij gjatë kësaj jave. Ndër të tjerash ai foli edhe për Forumin e Bledit, ku aty e ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

E me Kurtin, Lajçak ka folur për takimin e nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi, në mes kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Takimi pritet të zhvillohet 14 shkurti.

Po ashtu, Lajçak me Kurtin dhe Vuçiqin ka biseduar edhe për situatën në Veriun e Kosovës, gjë për të cilën ka një marrëveshje në mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për hapat e deeskalimit atje, duke përfshirë edhe hapjen e mundësisë për zgjedhjet e reja lokale në katër komunat veriore.

Uji Dea

Pikërisht për këtë çështje ka shkruar Lajçak, duke thënë se të dyja palët duhet të zbatojnë detyrimet e tyre.

”Në Bled jam takuar edhe me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Folëm për përgatitjet për Takimin e radhës të Dialogut të Nivelit të Lartë në shtator, me fokus normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e deklaratës së BE-së të datës 3 qershor. Unë gjithashtu ngrita shqetësimet e mia për situatën në veri të Kosovës. Nga Bled, fluturova për në Beograd, ku u takova me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Folëm në detaje për përpjekjet për uljen e tensioneve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, si dhe zbatimin e të gjitha Marrëveshjeve të Dialogut. I kujtova të dy liderët se të gjitha Marrëveshjet e Dialogut mbeten të vlefshme dhe detyruese për të dyja palët dhe duhet të zbatohen plotësisht pa asnjë kusht apo vonesë. Diskutimet tona do të vazhdojnë dhe ne po përgatitemi për takimin e liderëve në 🇧🇪 Bruksel më 14 shtator për një raund tjetër bisedimesh në nivelin më të lartë”, ka thënë ndër tjerash Lajçak. /Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.