Mobi Casa

Lajçak: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të jetë e pranueshme, bashkëpunimi me SHBA-në do të vazhdojë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Bashkimi Europian është i angazhuar që sa më shpejt të rinis dialogu.

Lajçak në një konferencë për media ka thënë se dëshirojnë që të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Mandati im është shumë i qartë, të ndihmoj në arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht obliguese mes Kosovë dhe Serbisë që do të normalizojë marrëdhëniet dhe do të zgjidhë të gjitha problemet dhe do të jetë e pranueshme për vendet e rajonit dhe vendet anëtare të BE-së. Gjithashtu është e rëndësishme që ky proces i filluar në vitin 2011 nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian të përfundojë me një marrëveshje që normalizon marrëdhëniet midis dy vendeve”, ka thënë ai para mediave, përcjell Telegrafi.

Lajçak shtoi më tej se bashkëpunimi me SHBA-në do të vazhdojë.

Fundamenti

“Ne gjithmonë kemi ngushtë me SHBA-të dhe gjithçka që është arritur deri më tani është arritur vetëm në saje të këtij bashkëpunimi. Ky bashkëpunim do të vazhdojë”, tha ai.

Lajçak ka thënë se do të vazhdojë të komunikojë me presidentin Thaçi dhe liderët tjerë politikë në Kosovë.

Ai po ashtu ka njoftuar se do të vazhdojë vizitën e tij edhe në Beograd, ku do të takohet me liderët politikë mjë për të biseduar rreth rifillimit të dialogut./Telegrafi./

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.