UBT

Lajçak: Marrëveshja finale Kosovë-Serbi duhet të përmbyllë të gjitha çështjet e hapura

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë Mirosllav Lajçak bisedoi sot, në ditën e tij të parë të punës në Bruksel, me ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Ne patëm një bisedë konstruktive për situatën në rajon dhe procesin e integrimit evropian,” ka shkruar Lajçak në profilin e tij në Twitter.

Lajçak thotë se ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor i ka informuar për planet e tij brenda mandatit të ri si përfaqësues special i BE-së për dialogun dhe Ballkanin Perëndimor.

Hidromorava

Kur bëhet fjalë për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak vlerëson se “të gjitha palët janë të gatshme të vazhdojnë bisedimet” dhe se ata thjesht po presin për “kalendarin politik”, por fillimisht situata me koronavirusin duhet që të lejojë një takim fizik.

“Këtë herë, ne duhet ta çojmë dialogun, duke arritur një marrëveshje që do të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura një herë e përgjithmonë dhe do të normalizojë atmosferën jo vetëm midis Beogradit dhe Prishtinës, por edhe të gjithë rajonit,” tha Lajçak.

BE vlerëson se “koha, agjenda dhe shpejtësia e dialogut” janë “në duart e Beogradit dhe Prishtinës”, dhe se përfaqësuesi special po punon për krijimin e kushteve për rifillimin e dialogut sa më shpejt të jetë e mundur./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.