UBT

Lajçak: Kurti dhe Vuçiq ta pranojnë zyrtarisht planin franko-gjerman, pastaj flasim për implementimin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka thënë sot se takimi i 27 shkurtit që do të mbahet në Bruksel është tepër i rëndësishëm dhe se hapat e ardhshëm dhe pranimi i propozimit të BE-së varet edhe nga qëndrimet që do të mbajnë palët.

Diplomati sllovak ka thënë se qysh në shtator kanë folur me Kurtin dhe Vuçiqin për propozimin dhe se të dy, njëri në muajin janar dhe tjetri në muajin shkurt kanë thënë se e pranojnë propozimin.

Megjithatë Lajcak thotë se ka ardhur koha që ata të pranojnë edhe zyrtarisht dhe publikisht propozimin e më pas të diskutohet për implementimin e tij.

“Tani ka ardhur koha që ata të pranojnë zyrtarisht dhe publikisht propozimin dhe pastaj të diskutojnë zbatimin e tij,” ka thënë Lajçak për Tanjug.

UBT

Siç shtoi ai, është e rëndësishme që palët ta pranojnë zyrtarisht dhe publikisht dhe të diskutohen detaje të tjera.

Lajçak thekson se nëse të dyja palët e refuzojnë propozimin, kjo do të dërgonte një sinjal negativ se nuk janë të gatshëm të normalizojnë marrëdhëniet dhe të shkojnë në rrugën evropiane.

“Të gjithë e dinë se çfarë presim nga takimi, të gjithë e dinë se ku jemi”, ka shtuar tutje Lajçak./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.