FIDANISHTJA

Lajçak: Kosova meriton liberalizimin e vizave

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

I dërguar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në një konferencë për media kanë thënë se vizita e tyre në Kosovë ka qenë mjaft produktive, ndërsa përveç që ka folur për dialogun, ai tha se Kosova meriton liberalizimin e vizave.

“Kosova meriton liberalizimin e vizave.. Komisioni Evropian ka thënë qartë se Kosova ka plotësuar kushtet, por kjo kërkon konsensus të 27 shteteve.. Vërtetë shpresoj që nuk do të marrë shumë kohë deri në liberalizimin e vizave”, tha ai.

Lajçak para mediave ka deklaruar se ndihet mirë që është në Prishtinë, teksa theksoi se dialogu është primar.

“Ne e përkrahim dialogun, duhet lënë mbrapa gjërat e vjetra dhe tani ka rëndësi vetëm dialogu. Dy ditët që kaluam në Kosovë kanë qenë produktive, ku kemi takuar krerët shtetërorë e po ashtu edhe opozitën. E çmojmë opozitën që po e përkrahë dialogun me Serbinë. Dua të ripërsëris kemi ardhë në Kosovë që të tregojmë unitet dhe përkrahje për Kosovën”, theksoi ai.

Eco Higjiena

Më tej i dërguar i BE-së tha se mandati i tij është i qartë, lehtësimi i një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Bashkimi Evropian dëshiron ta bëjë të qartë se i takon Kosovës dhe Serbisë të vendosin se çfarë marrëdhëniesh duan të kenë. Dialogu nuk ka të bëjë me statusin e Kosovës por me negocimin e marrëveshjes për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

“Ne e shohim dialogun si prioritet në Ballkanin Perëndimor… Normalizimi i marrëdhënieve jo vetëm që do të zgjidh çështjet e pazgjidhura, por kontribuon në stabilitetin në rajon, do të krijojë vende punë, do ta zhvillojë ekonominë. E kemi bërë të qartë se ne e respektojmë parimet e Kosovës në dialog. Ne kemi pritur progres më të shpejtë në dialog vitin e kaluar por shpresojmë që të jetë kështu këtë vit”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.