UBT

Lajçak: Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në rrugën e integrimit në BE

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti në takim pune Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak, me të cilin biseduan për të arriturat e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Zëvendëskryeministri Thaçi e njoftoi mysafirin e vet se Kosova e mirëpret hyrjen në marrëveshje kontraktuale me BE-në përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe po punon që sa më parë të marrë rekomandimin për liberalizim të vizave.

Zëvendëskryeministri Thaçi u shpreh se Kosova është pjesëtare konstruktive e bashkësisë ndërkombëtare.

“Ne i dimë obligimet tona ndërkombëtare dhe do të qëndrojmë prapa tyre”, tha zëvendëskryeministri Thaçi.

ARKATANA

Në takim u fol edhe për të arriturat e Kosovës në dialog dhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, për hapat që po i bën rajoni drejt stabilizimit por edhe për sfidën e luftës kundër terrorizmit.

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Lajçak theksoi se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj dhe se ka mbështetjen e Sllovakisë në rrugën e integrimit në BE.

Delegacioni nga Sllovakia, i kryesuar nga ministri Lajçak, qëndroi në Kosovë për të marrë pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore në nder të ushtarëve sllovakë që kishin humbur jetën në një aksident ajror duke u kthyer në shtëpi nga shërbimi në Kosovë, para dhjetë viteve. Ngritja e pllakës përkujtimore u bë me iniciativë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Duke folur për këtë ngjarje, zëvendëskryeministri Thaçi tha se Kosova do të jetë përgjithmonë mirënjohëse për përkrahjen dhe angazhimin e Sllovakisë, që nga viti 1999, dhe me respekt përkujton ushtarakët që vdiqën në fund të misionit të tyre në Kosovë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.