Uji Dea

Lajçak: Komentet e Kurtit dhe Bislimit do t’i dërgoj te Shtetet Anëtare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka treguar se çfarë ka folur me liderët e vendit gjatë vizitës së tij të sotshme në Kosovë.

Ai ka thënë se fokusi i BE-së muajt e ardhshëm do të jetë në zgjedhjet atje dhe se për këtë ka ardhur të vizitojë Kosovën që të dihet se sa shumë progres mund të bëhet në procesin e dialogut.

“Për të diskutuar dhe sa proges mund të arrijmë para se Evropa të futet në zgjedhje, e dini se falë dialogut kemi pasë rezultate të rëndësishme në fund të vitit të kaluar marrëveshja për energjinë, po ashtu edhe njohjen e targave dhe përfundimin e regjimit të tiketave për targa, por kishim një përparim të vogël sa i përket normalizimit të marrëdhënieve”, ka thënë Lajçak.

UBT

Lajçak ka thënë se pyetja e vetme që duhet të bëhet tani për Marrëveshjen e Ohrit është se kur duhet të fillojë zbatimi i saj.Ndër tjera, ai ka shtuar se çfarë është biseduar me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, do ta analizojë dhe do t’ua dërgojë shteteve anëtare të BE-së.

Po ashtu, Lajçak deklaroi se sulmi në Banjskë vazhdon të përmendet më çdo takim me të dyja palët, duke thënë se e ka përmendur edhe në Beograd, gjatë ditës së djeshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.