ARKATANA

Lajçak kërkesë për unitet politik: Dialogu nuk është përgjegjësi e vetëm një partie

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka folur para mediave pas takimit që pati me u.d e presidentit, Vjosa Osmanin, raporton Gazeta Express.

Lajcak ka uruar Osmanin dhe Albin Kurtin për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Tutje, i njëjti ka pasur edhe një porosi për partitë politike në Kosovë.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun ka thënë se bisedimet duhet të vazhdojnë, e se dialogu nuk është përgjegjësi vetëm e një ane politike.

FIDANISHTJA

“Dialogu do të vazhdojë, mesazhi im përfundimtar është për unitet politik në Kosovë, dialogu nuk është përgjegjësi e një ane apo partie politike, por e të gjitha partive”, ka thënë ai.

I njëjti tha se këtë porosi do t’ua dërgojë edhe partive tjera të cilat do t’i takojë gjatë vizitës në Kosovë.

“Unë do të takoj edhe partitë tjera politike dhe do të ju kërkoj mbështetjen për cështjen e dialogut”, ka thënë Lajcak./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.