RCCOLA

Lajçak: Ishte një takim i vështirë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

I dërguari special i BE për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha se bashkë me të dërguarin special të ShBA-së, Gabriel Escobar, ia paraqitën tri kërkesa për shtensionim të situatës në veri të vendit kryeministrit Albin Kurti në takimin e mbrëmshem.

Lajçaku potencoi se ishte një takim i vështirë me Kurtin, derisa shtoi se kërkesat përfshinin shtensionimin e situatës në veri, sa më shpejt zgjedhje në komunat e veriut si dhe kthim në dialogun me Serbinë.

Mobi Casa

“Fatkeqësisht jemi kthyer në Prishtinë për t’u marrë me menaxhimin e krizave në vend të shkeljes së normalizimit që është një lajm tjetër i mirë. Ne jemi këtu për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjes për situatën në veri. Kemi paraqitur propozime, tre elemente: de-përshkallëzimi i situatës në terren, zgjedhje të reja të shpejta në veri dhe kthim në dialogun e normalizimit”, u shpreh Lajçaku.