UBT

Lajçak falënderon SHBA-në për mbështetjen dhe kryenegociatorët për arritjen e marrëveshjes

/ 1 minutë lexim

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka falënderuar Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviq, pas arritjes së marrëeshjes për targat.

Në një shkrim në Twitter, Lajçak tha se të dy kryenegociatorët, kanë tregur angazhim kontruktiv në Bruksel.

Po ashtu, shprehu mirënjohje për diplomacia amerikane për mbështetjen e vazhdueshme në dialog.

KKGJILAN

“Falënderimet e mia sonte shkojnë në Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviq për angazhimin e tyre konstruktiv sot. Dhe një falënderim të madh për Departamentin amerikan të Shtetit, dhe diplomacinë amerikane për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e dialogut”, tha Lajçak.

Të mërkurën, Kosova e Serbia arritën marrëveshje për çështjen e targave, ku Serbia s’do të lëshojë më targa KM e të tjera, ndërsa Kosova do të ndalojë masat që i kishte paraparë./Telegrafi/