Lajçak e cilëson urgjencë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

/ 1 minutë lexim

Për shkak të rrethanave të reja që krijoi lufta në Ukrainë, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian është diçka urgjente.

Ai këtë deklaratë e bëri pas një takimi që pati me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.“Situata aktuale gjeopolitike konfirmon urgjencën dhe rëndësinë e integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në BE”, ka shkruar Lajçak në Teitter.

Mobi Casa

Ndërkaq, Osmani tha se s’ka kohë për të humbur që të ndodhë integrimi në BE.“Është më e mundshme se kurrë më parë dhe nuk ka kohë për të humbur. U pajtuam që zgjerimi është politikë e sigurisë dhe se ka nevojë për rezultate të prekshme në rrugën e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim”.