UBT

Lajçak: Do të punojmë intensivisht me palët dhe partnerët tanë për të gjetur një rrugëdalje nga kjo krizë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se ai dhe ekipi i tij do të punojnë intensivisht për të dalë nga kriza në veri të Kosovës.

“Në ditët në vijim unë dhe ekipi im do të vazhdojmë të punojmë intensivisht me palët dhe partnerët tanë për të gjetur një rrugëdalje nga kjo krizë”, ka shkruar Lajçak.

Ai ka thënë se pjesëmarrja e tij në konferencën në Bratisllavë “u la në hije nga ngjarjet dramatike në veri të Kosovës”.

UBT

“Sapo u ktheva në Bruksel nga Bratisllava pasi mora pjesë në konferencën vjetore GLOBSEC. Pjesëmarrja ime këtë vit u la në hije nga ngjarjet dramatike në veri të Kosovës dhe dhuna që rezultoi me lëndime të disa trupave të KFOR-it të NATO-s, qytetarëve, mediave dhe zyrtarëve të zbatimit të ligjit”, ka thënë Lajçak.

Tutje, Lajçak ka komentuar edhe takimin me kryeministrin Albin Kurti, ku ka kërkuar “shtensionimin e menjëhershëm, rikthimin e qetësisë dhe kthimin në përpjekjet për normalizim, nën dialogun e lehtësuar nga BE-ja”.

Po ashtu Lajçak ka bërë të ditur se ka pasur takime edhe me zyrtarë të NATO.