RCCOLA

Lajçak dhe Bislimi bien dakord për hapat e parë drejt depërshkallëzimit të situatës në veri

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar të hënën një takim në Bratisllavë me zv/kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Lajçak përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se me Bislimin kanë rënë dakord për hapat e parë drejt de-përshkallëzimit të situatës në veri dhe zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialog.

Fundamenti

“Sot në Bratislavë zhvillova diskutime intensive dypalëshe me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, në përputhje me deklaratën e 27 vendeve të BE-së të 3 qershorit dhe rrugën përpara në zbatimin e të gjitha Marrëveshjeve të Dialogut. Ne ramë dakord për hapat e parë drejt këtij qëllimi”, ka shkruar Lajçak.