GRANDEMALL

Lajçak del nga takimi me Kurtin, mohon se ka “kornizë të re” të dialogut

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pasi doli nga takimi i paparalajmëruar që që pati sot me kryeministrin Albin Kurti, ka mohuar se ka kornizë të re të dialogut, të cilën e ka përmendur presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se është habitur kur ka dëgjuar për kornizë të re të dialogut, derisa s’dha datë të takimit të ardhshëm mes Kurtit dhe Vuçiqit.

“Jemi këtu pë të shtyrë procesin përpara, takimi do të ndodhë sa më shpejt dhe ky është edhe qëllimi pse jam këtu sot. Ne duam që të sigurohemi që takimi të ketë substancë dhe të jetë produktiv”, ka deklaruar emisari sllovak.

Uji Dea

Lajçak tha se janë duke punuar për ta caktuar datën e takimit dhe njoftoi se këtë muaj do ta marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ku pjesëmarrës do të jetë edhe Vuçiq, si dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.

Vizita e sotme është e treta në harkun kohor prej 30 ditësh. Fillimisht Lajcak ka vizituar Prishtinën me emisarin amerikan, Gabriel Escobar dhe herën e dytë ka qenë bashkë me dy top këshilltarët e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe preisdentit francez, Emmanuel Macron. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.