United Hospital

Lajçak: Besoj se Kurti nuk do ta fusë Kosovën në rrezik të izolimit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk do ta çojë Kosovën drejt një izolimi. Këtë, Lajçaku e tha kur u pyet nga media italiane “La Stampa” se a ka dikush që mund ta frenojë Kurtin.

La Stampa: Kush mund ta frenojë Kurtin? Nuk ia del dot ShBA-ja, nuk do t’ia dilni as ju!

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë saktësisht në linjë me ne. Ai (Kurti, shën.red.) e di. E di se cilat janë pritjet. E di që për Kosovën është ekstremisht e rëndësishme të ketë një mbështetje të fortë ndërkombëtare, sepse pikërisht një gjë të tillë Kosova e ka gëzuar nga fillimi. Nuk kam dyshim që (Kurti, shën.red.) do të jetë mjaftueshëm i përgjegjshëm që të mos e fusë vendin e tij në rrezik të një izolimi. Kështu ai po nxjerr përfundimet e duhura”, ka deklaruar Lajçaku.

Media italiane e ka pyetur Lajçakun edhe mbi strategjinë e tij për dialogun në muajt në vijim, ndërsa ai është përgjigjur: “Para se gjithash, Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë raportet. Bashkimi Evropian e lehtëson procesin. Është shumë e rëndësishme që të niset para zgjedhjeve evropiane, sepse më pas Bashkimi Evropian do të hyjë në një periudhë të tranzicionit. Pastaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shkojnë në zgjedhje. Nuk do të jetë ky momenti për të marrë vendime”.

Eco Higjiena

La Stampa: Serbia nuk e ka ndërprerë dialogun me Moskën. Ministri i Jashtëm, Daçiq, së voni takoi Lavrovin. As sanksionet nuk i kanë votuar.

“Natyrisht, kjo gjë ka një ndikim në përshtypjen sesi qëndron pozicioni i Serbisë. Me luftën në Ukrainë, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës çështjet e përafrimit me politikën e jashtme të BE-së dhe me sanksionet janë bërë shumëfish më të rëndësishme. Shumë shtete janë duke e vlerësuar përparimin e bërë nga Ballkani Perëndimor me dioptrinë e konfliktit në Ukrainë. Serbia është para një mëdyshjeje dhe i takon të nxjerrë përfundimet e duhura. Nëse do të përparojë, e di se çfarë presim”.

La Stampa: Konkretisht, në katër muajt e ardhshëm, cilat janë pikat që do të provoni t’i bindni Prishtinën dhe Beogradin t’i pranojnë ato?

“Nuk jam akoma i sigurt që do t’i pranojnë, por duhet të na thonë që nuk i pranojnë. E atëherë ne vetëm kemi humbur kohë. Filozofia është që ju e bëni pjesën e juaj dhe unë e bëj timen”. /Klankosova

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.