United Hospital

Laida Hitaj, pianistja 16 vjeçe që e luan Shopenin përmendësh

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Laida Hitaj kishte debutuar si vajzë 12 vjeçe si pianiste së bashku me orkestrën në koncertin pianistik të mbajtur në kuadrin e Ditëve të Artistëve të Rinj në Annakirche të Dürenit. Më 7 shtator, e diele, Laida tashmë 16 vjeçe do të prezantohet në Schlosskapelle të Julich-ut me pianon e saj të madhe duke premtuar një program atraktiv me pjesë nga Chopin-i (Frederik Shopen).

Shqiptarja shumë e talentuar, nga viti 2008 është nxënëse e pianistit Heribert Koch nga Düren-i. Në koncertin e Vitit të Ri në Capella Villa Duria në vitin 2013 Laida pati entuziazmuar publikun e pranishëm me interpretimin e saj të fuqishëm të koncertit 1 për piano të Chopin-it. Po kjo vepër ështe edhe në programin e 7 shtatorit.

Eco Higjiena

Ja se çfarë kanë shkruar gazeta gjermane aachenerzeitung.de për koncertin e Laidës të mbajtur në prag të vitit të ri 2013, kur ajo ishte 14 vjeçe. Dirigjenti dhe eksperti i muzikës, Johannes Esser thotë: “Laida Hitaj është qysh sot një pianiste e mrekullueshme me një talent të veçantë. Gjatë provave dhe tash, gjatë koncertit, ajo ka treguar pjekurinë e një artisteje të rritur”. Ishte një arritje e pabesueshme që një koncert të tërë me piano ta luante përmendësh, përfundon gazeta./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.