Uji Dea

Lagjja “Ylvi Demiri” me mungesë të infrastrukturës, ankohen banorët

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB) e Vitisë, ngritë shqetësimin e qytetarëve Vitias, të cilëve u mungon projekti më i rëndësishëm i kanalizimit. Sipas qytetarëve të kësaj lagje, gjendja është tejet e rëndë për shkak të mungesës së kanalizimit.

Erërat, kundërmimet, herë pas herë janë të pa përballueshme për banorët e kësaj pjese të Qytetit të Vitisë, thonë kryefamiljarët e shqetësuar.

Një banorë i kësaj lagje thotë: Unë F.Q. ndjehem tejet i indinjuar, dhe shqetësimet janë të ngritura me plot të drejtë nga banorët e lagjes, sepse jemi me mbi 50 shtëpi banimi, që jetojmë e banojmë në rrugën ”Ylvi Demiri”, dhe kanalizimi na mungon.

Uji Dea

EVSB pasi kishte kërkesa dhe informata të shumta, edhe shumë më parë, për shqetësimet e qytetarëve, doli në teren për të identifikuar drejt për drejtë këtë problematikë, të ngritur nga banorët e kësaj lagjeje, që gjendet në rrugën “Ylvi Demiri”, në Qytetin e Vitisë.

Koordinatori i EVSB-së, z.Imri Emërllahu, thotë se gjendja në teren ishte realisht ashtu siç informuan qytetarët, dhe se shqetësimi i tyre ishte me të drejtë, dhe kundërmimi nga ujërat e zeza që nuk kanë kyçje në rrjete të kanalizimit, është i pa përballueshëm, e sidomos gjatë stinës së verës.

EVSB, fton institucionet Komunale, që brenda mundësive, t’ju dalin në ndihmë banorëve të lagjes së lart cekur, dhe tu bëhet një zgjidhje e duhur për rastin e kanalizimit thuhet në njoftimin e EVSB në Viti./rajonipress/