Lagjja shqiptare (Dubovët) në Ranillug bëhet me ujësjellës

Gjilan – Komuna e Ranillugut në seancën e fundit ka ndarë 15 mijë euro për të rregulluar ujësjellësin në mëhallën e Dubovëve. Lulzim Canaj nënkryetar për komunitete në këtë komunë tha se fshatrat shqiptare do të jenë përfitues edhe të disa projekteve tjera të rëndësishme.
Jo vetëm ujësjellës e kanalizime që lidhen me jetën infrastrukturore të fshatrave shqiptare në Komunën e Ranillugut do të jenë përfitues të këtyre projekteve, por edhe në të ardhmen do të insistohet të ketë investime edhe më të prekshme. Kështu tha për rajonipress Lulzim Canaj nënkryetar i komunës për komunitete derisa komenton ndarjen e 15 mijë eurove për rregullimin e ujësjellësit në mëhallën e Dubovëve.
Canaj tha se fshatrat shqiptare në Komunën e Ranillugut do të trajtohen dejtë dhe tanimë janë bërë disa projekte që lidhen edhe me asfaltimin e rrugëve, ndërtimin e shkollave, krijimin e vendeve të reja të punës, zhvillimin e tyre dhe ndihmën konkrete në sferën e bujqësisë. “Është menduar që bujqësia është sektori më i përshtatshëm për të ndihmuar familjet dhe lagjet shqiptare në Ranillug dhe ky është edhe synim yni” shprehet Canaj.
Ndryshe Komuna e Ranillugut ka ndarë rreth 55 mijë uro për asfaltimin e rrugëve dytësore nëpër fshatra ku bëjnë pjese edhe ato shqiptare dhe rreth 40 mijë euro janë mjete të bashkëfinancimit. /rajonipress/