Lagjja “Malësia” përfiton një projekt të dobishëm infrastrukturor
Kamenicë – Fatmir Matoshi i është gëzuar faktit se lagjja e re “Malësia” edhe zyrtarisht është përfituese e projektit të kanalizimit të ujërave të zeza.
Fatmir Matoshi nënkryetar i komunës së Kamenicës ka thënë se tashmë është konfirmuar edhe zyrtarisht nga Ministria e Mjedisit se lagjja e re në Malësi do të bëhet me kanalizim të ri.
“Ky projekt do të realizohet në vitin 2016 dhe ka një domethënie të madhe për banorët dhe për vet komunën e Kamenicës. Këto investime janë rezultat edhe i angazhimit të Begzad Sinani dhe asamblistit Zekeria Sermaxhaja” ka thënë Matoshi.
Ndryshe Matoshi thotë se investimet në infrastrukturë do të jenë prioritet i tij dhe i komunës edhe në vitin 2016./rajonipress/


