Hidromorava

Lagjja “Malësia” bëhet me rrugë të asfaltuara

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Begzad Sinani dhe Fatmir Matoshi kanë inspektuar fillimin e punimeve të rrugëve të asfaltuara në lagjen “Malësia”.

Asfaltimi i dy rrugëve dhe mbushja e gropave me asfalt në rrugën kryesore në lagjen “malësia” janë projektet e radhës që i ka inspektuar Begzad Sinani i shoqëruar edhe nga Fatmir Matoshi.

Sot kanë filluar punimet përgatitore për asfaltimin e dy rrugëve në Lagjen “Malësia” të cilat asfaltohen nga buxheti komunal. Fillimet e këtyre punëve i vizituan edhe kryetari Begzad Sinani dhe nënkryetari Fatmir Matoshi. Këto dy rrugë së bashku me rrugën lidhëse në mes tyre kanë një gjatësi prej 610 metrash.

Uji Dea

Kryetari Sinani, me këtë rast ka thënë se përkushtimi i komunës vazhdon që të përmirësohet infrastruktura në qytet si edhe në komunë në përgjithësi. Këto asfaltime bëhen pa participim të qytetarëve dhe ne sot jemi këtu që të sigurohemi se punët kanë filluar dhe do të kryhen sipas planit dhe projektit të paraparë “tha Sinani.

Nënkryetari Fatmir Matoshi, ka thënë se ndihet I lumtur që pushteti komunal po realizon premtimet e dhëna banorëve të kësaj lagje, e cila për vite të tëra kishte mbetur e pazhvilluar. “Ne do të vazhdojmë me këto asfaltime, sepse këto dy rrugë lidhin më së tepërmi familje në këtë lagje, në ndërkohë do të fillojmë edhe me kanalizimin dhe ujësjellësin prej 610 metrash në anën e kundërt të këtyre rrugëve, ku dhjetëra familje tash e 16 vite jetojnë aty në kushte të rënda pa ujësjellës dhe kanalizim. Problemi më i madh na mbetet rruga kryesore, për të cilën komuna ka mjete sa për të mbyllur gropat e hapura në rrugë ndërsa nuk kemi ende konfirmim zyrtar pos shumë premtimeve të kohëpaskohshme nga Ministria e Infrastrukturës për riasfaltimin e saj. Së bashku me kryetarin Sinani po angazhohemi shumë që të realizojmë sa më shumë projekte që mundemi përkundër buxhetit mjaft të vogël që e kemi” ka thënë nënkryetari Fatmir Matoshi.

Sinani ka thënë se me këto investime të reja komuna është e pranishme edhe në lagjen “Malësia” dhe sipas tij në të ardhmen do të vazhdohet edhe me projektet e tjera të kanalizimeve dhe ujësjellësit për këtë lagje./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.