UBT

Lagjja “Iliria” bastion i LDK-së në Kamenicë

/ 3 minuta lexim

Kamenicë – Shaip Sursulli, tha se pjesëmarrja e juaj kaq masive, garanton fitoren e LDK-së edhe për një mandat. Jam krenar që kam kontribuar për të gjithë qytetarët e Komunës së Kamenicës, si në qytet ashtu edhe në fshatra. Besimi juaj që po tregoni ndaj meje më jep fuqi që të vazhdoj edhe në të ardhmen të punoj në të mirë të të gjithë banorëve.

Në prani të qindra qytetarëve të Komunës së Kamenicës, Lidhja Demokratike e Kosovës, mbajti tubimin e saj parazgjedhor me banorët e Lagjes“ Iliria”, pjesë e qytetit të Kamenicës.

Kryetari Shaip Sursulli, tha se pjesëmarrja e juaj kaq masive, garanton fitoren e LDK-së edhe për një mandat. “Jam krenar që kam kontribuar për të gjithë qytetarët e Komunës së Kamenicës, si në qytet ashtu edhe në fshatra. Besimi juaj që po tregoni ndaj meje më jep fuqi që të vazhdoj edhe në të ardhmen të punoj në të mirë të të gjithë banorëve” tha Surdulli.

Ai tha se gjatë mandatit katër vjeçar është punuar në infrastrukturë rrugore, arsim, shëndetësi, bujqësi, sport, kulturë, janë dhënë bursa për studentë dhe shumë projekte të tjera, ndërsa në mandatin tjetër tha se do të mundohet në ndërtimin e një shkolle në fshatin Berivojcë, ndërtimin e xhamisë po në këtë fshat, asfaltimin e të gjitha rrugëve etj.

Fundamenti

Ndërkaq, Njomza Emini, ish deputete dhe anëtare e këshillit të përgjithshëm të LDK-së, e cila kishte ardhur bashkë me familjen e saj për ta mbështetur kryetarin Surdulli, tha se prezenca e juaj kaq madhështore është garancë e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës. “ Puna e mirë e kryetarit Surdulli, po tregohet edhe nga pjesëmarrja e juaj dhe përkrahja e juaj, andaj që nga sot uroj fitoren.” ka thënë Emini.

Kurse, kryetari i nëndegës së LDK-së në Lagjen “ Iliria” Enver Ajvazi dhe kandidati për asamble komunale nga kjo lagje Alban Mehmeti, thanë se lagjja “ Iliria” ka qenë bastion i LDK-së. Ata thanë se Kryetari Surdulli me një buxhet të vogël, por me një menaxhim të mirë ka arritur të realizojë shumë projekte, si në arsim, shëndetësi, në infrastrukturë rrugore, në kulturë dhe projekte të tjera.

Ata po ashtu, ftuan qytetarët që të dalin masovikisht që më tre nëntor të votojnë njeriun e dëshmuar tashmë 11 vjet, siç e kanë votuar deri më tani dhe t’i votojnë kandidatët e këtij subjekti për asamble komunale.

Në fund u bë prezantimi i 29 kandidatëve për asamble komunale thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Kamenicë./rajonipress/