Eko Higjiena

Lagjja “Halim Aga” i bënë ftesë publike deputetëve të VV në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Mos miratimi i ligjit për ujerat e zeza në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga ana e deputetëve të VV e në veçanti ndaj deputetëve të kësaj partie nga komuna e Gjilanit shumë qytetar i ka indinjuar për mos votimin e tyre.

Njëra ndër to është Lagjja “Halim Aga” e cila kundërmon nga ujërat e zeza kjo lagje me kryetarin e saj Abin Devaja ju ka bërë ftesë publike deputetëve të VV që të vinë ta vizitojnë nga afër këtë lagje dhe shumë lagje tjera.

RCCOLA

Kryetari i kësaj Lagje Albin Devaja me shumë banorë kanë theksuar se jemi shumë të indinjuar për mos votimin e deputetëve nga VV e sidomos atyre deputetëve të këtij subjekti politik që vijnë nga Gjilani.”I ftojë për drekë në lagjen time për rreth lumit Stanishorka të drekojmë bashkë dhe të binden vet ata se çfarë gabimi dhe marrëzie kanë bërë ata sot në Kuvend. Uroj që këtë ftesë ta marrin seriozisht le të vijnë në vend të ngjarjes ta kuptojnë se ku jetojnë qytetarët e tyre ndoshta do të pendohen për veprimet e bëra dhe le ta kuptojnë deputet e VV njëherë e përgjithmonë se qytetari këto nuk i harron”.

Siç mësohet shumë qytetar nga Gjilani dhe disa fshatra përreth kanë kërkuar përgjegjësi nga deputetet e VV për mos votimin e projektin e ujërave të zeza në Parlamentin e Kosovës./rajonipress/