Lagjja “Gllama” e Bresalcit në hall me punimet e autostradës, kërkojnë asfaltim të përkohshëm të rrugës së tyre

Gjilan – Janë rreth 80 shtëpi të lagjes “Gllama” të Bresalcit që kanë vështirësi serioze në qarkullimin e lirë për shkak të punimeve në autostradë. Nevzat Muji banor thotë se aktualisht kërkesa kryesore e tyre është që meqë ura nuk është gati të rregullohet, atëherë së paku baypasi të asfaltohet përkohësisht.

Nevzat Muji në emër të banorëve ka thënë se janë në hall të madh për shkak të pengesave që po bëhen gjatë punimeve në autostradë, ndërkaq ë mbi 80 shtëpi dhe nxënësit e tyre kanë probleme serioze për të lëvizur lirshëm.

“Kemi një shqetësim serioz ngase që nga fillimi i punimeve në autostradë kemi pasur pengesa dhe dëmtim të rrugës, por e keqja e gjithë kësaj është se qe gati dy vite po bëhen e na është bllokuar rruga dhe na është bërë një baypas i cili shpeshherë behet i pakalueshëm” thotë për rajonipress Muji.

“Jemi në hall edhe me fëmijët për në shkollë pasi që veç jemi në prag të dimrit e siç po shihet nuk është ka mendohet të punohet në këtë drejtim, e ura që ka filluar tash e dy vite ka mbetur në gjysmë” thotë Nevzat Muji banor i lagjes Gllama.

Muji thotë se aktualisht kërkesa kryesore e tyre është që meqë ura nuk është gati të rregullohet, atëherë së paku ky baypasi të na asfaltohet përkohësisht./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS