ARKATANA

“Lagjja e Vishnjeve” qind për qind me Lutën

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Lagja e harruar nga pushteti aziatik i ka dhënë mbështetje qind për qind kandidatit të LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë takimit të sotëm.

Për vitet e qeverisjes nga pushteti me bazë ruse, bash asnjë investim nuk ka ndodhur në “Lagjen e Vishnjeve”, që është pjesë e lagjes “Arbëria”. Është margjinalizuar krejtësisht. Qytetarët e kësaj ane thanë se kryetari në largim ka qenë për t’i vizituar, por është kthyer i poshtëruar pasi që nuk e gjeti as edhe një person që ta mbështes.

Ata thanë me krenari se për këto zgjedhje kanë vendosur ta votojnë të gjithë Lutfi Hazirin, duke besuar se vetëm ky mund ta nxjerrë këtë lagje nga lloçi.

“14 vjet pas luftës, me e gjetë një lagje krejtësisht në baltë e me vada, pa asnjë shtëpi të fasaduar, pa asnjë rrugë të ndërtuar, ka qenë shokuese për mua. Kjo çka ka ndodhë këtu është dëshmi qysh nuk duhet me qeverisë”, është shprehur kreu i LDK-së në Gjilan, dhe njëherësh kandidat i kësaj komune për kryetar, Lutfi Haziri.

Uji Dea

Ai ka premtuar se prioriteti numër një i tij pasi ta marrë detyrën e kryetarit do të jetë kjo lagje. “Gjatë mandatit tim si kryetar, asnjë rrugë në këtë lagje nuk do të mbetet e pa asfaltuar. Asnjë shtëpi nuk do të mbetet pa ujësjellës. Asnjë shtëpi nuk do të mbetet pa kanalizim. Ju meritoni të bëni jetë të dinjitetshme”, tha Haziri.

Në këtë pjesë të qytetit jetojnë shumë qytetarë të Kosovës Lindore, pjesa dërmuese e të cilëve nuk kanë marrë shtetësi. Haziri ka çka flet për këtë çështje.

“Qe 14 vjet jeni në këtë vend, e të mos iu mundësohet marrja e letërnjoftimeve të Republikës së Kosovës është e tmerrshme. Ky pushtet aziatik ju ka barazuar me kinezët sa u përket kësaj çështje. Në qeverisjen time nuk do t’i kushtëzojmë vëllezërit tanë të Kosovës Lindore për marrjen e shtetësisë. Do të hapim një zyre për këtë çështje dhe do t’ju krijojmë lehtësime në të gjitha aspektet”, ka përfunduar Haziri thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.