“Lagjja e Tetë” tregues i fortë për PDK- në

Gjilan – Qemajl Mustafa kandidatë për deputet, i fascionuar me masovitetin u shpreh se kjo përkrahje nga kjo lagje do të thotë shumë ngaqë po e shohë që paskam punuar mirë për ju dhe të gjithë qytetarët e komunës. Ju jeni profesionist në punët dhe profesionet e juaja sikurse që jemi ne ekipi që dinjitetshëm do të ju përfaqësojnë ne kuvendin e Kosovës për realizimin e projektit të madh “Misioni i ri”. Ju e dini mirë se çka do të thotë PDK, ashtu sikur e dimë që bashkë kemi vu themelet e kësaj shkolle dhe rregullimin e kësaj pjese ka thënë Mustafa.
“Lagja e Tetë” është tregues i pamposhtur, edhe atë treguesi kryesorë për PDK- në jeni ju lagja e tetë e cila sot po flet qartë. Faleminderit për përkrahjen e “Misionit të ri”, ne nuk flasim shumë sepse është projekti jonë i madh i cili po flet në çdo vend tha Sahit Abazi i cili e hapi tubimin.
Zenun Pajaziti potencoi me entuziazëm se ju falënderoj për përkrahjen e vazhdueshme që po i jepni PDK- së dhe kandidatëve. “Ne jemi këtu të gjithë që të ju ftojmë kështu siç jeni të votoni për PDK- në. E diela do të jetë ditë me fat për të gjithë qytetarët e Kosovës me “Misionin e ri”.
Salihe Mustafa pohoi duke thënë se ju falënderoj për mbështetjen e madhe që po ja jepni “Misionit të ri”. Gjithashtu ju falënderoj edhe për përkrahjen në 2010 që më keni dhënë që të punoj për ligjet shëndetësore dhe nga dhjetëra ligje kjo e fundit e cila ju mundëson ti merrni kartelat shëndetësore”.
Qemajl Mustafa kandidatë për deputet, i fascionuar me masovitetin u shpreh se ju falënderoj për përkrahjen e vazhdueshme. “Kjo do të thotë shumë ngaqë po e shohë që paskam punuar mirë për ju dhe të gjithë qytetarët e komunës. Ju jeni profesionist në punët dhe profesionet e juaja sikurse që jemi ne ekipi që dinjitetshëm do të ju përfaqësojnë ne kuvendin e Kosovës për realizimin e projektit të madh “Misioni i ri”. Ju e dini mirë se çka do të thotë PDK, ashtu sikur e dimë që bashkë kemi vu themelet e kësaj shkolle dhe rregullimin e kësaj pjese”.
Florina Zymberi u shpreh duke thënë se jam shumë e entuziazmuar me masovitetin tuaj. Masovitet që do të thotë shumë për Partinë Demokratike të Kosovës, do të thotë shumë për “Misionin e ri”. Ne do të jemi zëri juaj në nivelin qendrorë, zëri i fuqishëm i Anamoravës ka thënë Zymberi./rajonipress/