Lagjja e dy dëshmorëve në Pozharan të Vitisë e “harruar” nga të gjitha pushtetet

Viti – Agim Bogujevci, banor i lagjes së re në Pozharan të Vitisë shprehet se me vite të tëra në rrugën e lagjes së tij kurrë nuk është “vendos së paku zhavorr”. Në kohën e pushtetit të PDK-së në komunën tonë kemi dorëzuar kërkesa të shumta për rregullimin e kanalizimit në lagjen tonë, por deri në përfundim të mandatit të tyre vetëm kanë premtuar duke thënë fjalë të mëdha “se e kemi prioritet këtë lagje të dy dëshmorëve “ Mejdi Korrani dhe Samet Bogujevci”.
Kjo i ka revoltuar banorët e lagjes dhe për këtë arsye në zgjedhjet e fundit kemi votuar për ndryshime e tani ata shpresojnë në pushtetin e ri që udhëhiqet nga LDK-ja.
Banorët kanë thënë se rrugët kanë nisur të prishen, pastaj lagja nuk ka rrjet kanalizimi dhe ujësjellës edhe pse Pozharani ka vite që ka këto dy rrjete kurse kjo Lagje ishte harruar nga dikush sepse ende nuk i ka këto”.
Se njëra prej lagjeve më të reja që ka rreth 25 shtëpi është harruar nga të gjitha pushtetet e thotë edhe profesori Besim Terziu që banon në këtë lagje i cili para do dite ankesat e banorëve përmes një shkrese i ka drejtuar edhe te kompetentet e komunës së Vitisë për të kërkuar ndihmë, por sipas tij deri më tani ai nuk ka marrë kurrfarë përgjigje.
Siç tha Besim Terziu, që nga fillimi i ndërtimit të kësaj lagjeje nuk është investuar nga asnjë pushtet, e sidomos nga pushtetet e pasluftës.
Ai ka kërkuar nga drejtori edhe kryetari i Komunës, Sokol Haliti që ta shqyrtojnë mundësinë për investime në rrugë që ka një gjatësi prej pakë më shumë se 400 metra si dhe në shtrirjen e rrjetit të kanalizimit për këtë lagje dhe kyçjen e tërë lagjes në rrjetin parësor të kanalizimit siç janë të kyçur edhe lagjet tjera përkatësisht tërë fshati I cili ka mbi 1000 mijë shtëpi.
“Brengë më e madhe e lagjes sonë janë ujërat e zeza të cilat po na shkaktojnë probleme si p.sh. era e rendë rreth udhës, ndotja e puseve për ujë të pijshëm që i kemi hapur, me ç’rast detyrohemi që vazhdimisht të blejmë ujë, pasi që disa shtëpi në këtë lagje nuk janë të lidhura në ujësjellësin e fshatit edhe pse e kanë bërë pagesën e fazës së parë, kur është marrë aksioni për instalimin e ujësjellësit në nivel fshat Lagja jonë është anashkaluar nga pushteti i kaluar 7 vjeçar i PDK-së, por ai shpreson se tani kur ajo qeveri lokale më nuk ekziston shpresojnë shumë se kjo e tashmja do tu ndihmon” ka thënë Besim Terziu./aziz zuka/rajonipress/