Lagjja e 8 (tetë) mbështet listën e kandidatëve të AKR-së për Kuvendin Komunal

Gjilan – Shefja e shtabit të AKR-së dega në Gjilan Vana Jerliu Ramadani dhe bartësja e listës së AKR-së Vjollca Gagica Matoshi, së bashku me kandidatët për Kuvendin Komunal nga lista e AKR-së, vizituan lagjen 8, ku takuan banorët e lagjes dhe në bashkëbisedim shpalosen programin e AKR-se.
Gjatë vizitave të disa bizneseve dhe ecjes përgjatë lagjes, në takim me banorët, Vana Jerliu Ramadani së bashku me kandidatët e listës që ishin të pranishëm premtuan se me AKR-në në qeverisjen e ardhshme, kjo lagje do të ketë mbështetja më të madhe, si investime në rrugë, trotuare, ndriçim të rrugëve e tjera.
Vjollca Gagica-Matoshi bartësja e listës mes tjerash tha se lagjja 8 nga AKR ka kandidatin Gezim Ibrahimi dhe ftojmë banorët që 22 tetor të mbështesin me dalje sa me te madhe në zgjedhje dhe me votë për listën e AKR-së.
Nga lista e kandidateve të AKR-së në këtë vizitë ishin edhe Sami Spahiu, Ramiz Ismajli, Shpresa Mehmeti, Fadil Sherifi dhe Venhar Bajrami. Gjithashtu në mbështetje të kandidatëve ishte edhe zv. Shefja e shtabit Drita Maliqi thuhet në njoftimin e AKR-së dega në Gjilan./rajonipress/