Eko Higjiena

Lagjja “Dardania” mbështet fuqishëm Qemajl Mustafën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Lagja “Dardania” i ka dhënë mbështetje të fuqishme Qemajl Mustafës për të qeverisur Gjilanin edhe në katër vitet e ardhshme. Besim Ismaili, Mimoza Shkodra- Bislimi, Bajram Hasani e Jykse Gjinolli Sylejmani kanë thënë se alternativa e vetme për Gjilanin evropian mbetet sërish Qemajl Mustafa.

Mbrëmjen e së premtes në lagjen “Dardania” në Gjilan është bërë inaugurimi i zyrës së shtabit të nëndegës së Dardanisë, ku në këtë inaugurim morën pjesë kryetari i komunës njëherit kandidat i PDK-së për qytetin e Gjilanit i shoqëruar nga kryetari i degës Izmi Zeka dhe nga disa anëtarë të kryesisë së degës.

Në këtë takim ishin të pranishëm një numër i madh i simpatizantëve njëherit banorë të kësaj lagje ku shumica prej tyre ishin kuadro me kualifikime të larta dhe i dhanë kuptim të veçantë këtij inaugurimi që të vazhdojmë me dinjitet.

Nikoqirët hapen takimin me një fjalim rasti ku fjalën e mori kryetari i nëndegës së VII të “Dardanisë” , Besim Ismaili i cili edhe i bëri thirrje që të vazhdohet me dinjitet me Qemajl Mustafën sepse nuk ka alternative tjetër.

Fundamenti

Edhe kryetari i nëndegës IX , Gazmend Arifi ka uruar fitoren e padiskutueshme të Qemajl Mustafës.

Kandidatët për Këshilltar Komunal të cilët vijnë nga kjo lagje , Bajram Hasani, Jykse Gjinolli Sylejmani dhe Mimoza Shkodra Bislimi i premtuan të pranishmit që ata do të jenë zë i fuqishëm i kësaj lagje në asamblenë komunale te Gjilanit.

Kurse kandidati i PDK-se për kryetar të komunës së Gjilanit njëherit kryetar aktual, Qemajl Mustafa ka garantuar fitore bindëse të kësaj partie.

Mustafa tha se me këtë takim keni treguar një imazh të veçantë për PDK-n dhe jeni duke dëshmuar me këtë përkushtim të palodhshëm që jeni duke punuar pa rezervë që këtë lagje një ndër më të mëdhatë në Kosovë e keni ngjyrosur me ngjyrat e PDK-se dhe bëri thirrje që të votohen kandidatët e lagjes nga Dardania thuhet në njoftimin e PDK-së./rajonipress/