Eko Higjiena

Lagjja “Banja” nuk lëshon pe, fuqishëm në përkrahje të programit tonë zhvillimor

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Bashkë me kandidaten për Kuvendin Komunal në Gjilan, Mimoza Xhaqkaj vizituam sot lagjen “Banja” ku takuam qytetarë të shumtë dhe vizituam biznese që veprojnë në këtë lokalitet ka shkruar Nazim Gagica.

Programi ynë qeverisës ‘Aleanca me qytetarin” prioritet i jep urbanizmit dhe zhvillimit të hapësirave publike në zonat urbane në shërbim të qytetarëve.

Do të ndërtohet parku shumëdimensional tek lagja “Banja” që do ta bëjë lidhjen edhe me lagjet “Dardania” me atë “Dheu i Bardhë”. Do të jetë parku më i madh në Komunën e Gjilanin, me komplet infrastrukturën përcjellëse ku do të përfshihen palestra sportive, amfiteatri dhe parku i fëmijëve.

UBT

Jemi shumë të përkushtuar me shndërrua Gjilanin në një qytet modern dhe lehtësisht të jëtueshëm.

Në qeverisjen tonë nuk do të ketë dallime mbi baza politike, sepse ne e kemi dëshmuar se taksapaguesi është prioritet për ne si dhe qeverisja jonë është në shërbim të tyre, përtej çdo gjëje tjetër.
Bashkë do ta bëjmë Gjilanin ashtu siç e duam!
NG