Uji Dea

Lagjja Alshiq e Sllubicës ka nevojë për përkrahje nga institucionet komunale

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lagjja Alshiq e Sllubicës ka ndërmarrë një iniciativë vetanake për të ngjallur dhe kthyer shpresat e banorëve që edhe aty të dal tymi nga oxhaku si dikur. Banorët me mjetet e tyre kanë filluar ta hapin rrugën, ta funksionalizojnë rrymën dhe ta sjellin ujin për pije. Kërkojnë ndihmë e përkrahje nga Lutfi Haziri në mënyrë që jeta atje të bëhet e gjallë.

Zejush Hasani është njëri nga aktivistët e palodhur që ka nisur ta bëjë funksionale rrugën dhe infrastrukturën tjetër përcjellëse në këtë lagje që dikur jetohej e punohej aty.

Iniciativa për ta hapur rrugën është përkrahur edhe nga banor të tjerë, por mundësitë që atje të investohet më shumë janë të kufizuara sepse shpenzimet janë të mëdha.

Mobi Casa

Banorët e kësaj lagjeje që kanë shprehur dëshirën për tu kthyer e jetuar kërkojnë nga Lutfi Haziri që ta vizitojë këtë lagje dhe ta përkrah iniciativën e tyre.

Vet, Zejush Hasani tregon për iniciativën që ndërmori. “Me iniciativën e disa bashkëfshatarëve të lagjes Alshiq të fshatit Sllubicë, u organizuam në grumbullimin e disa mjeteve financiare vullnetarisht sipas mundësive që kanë pasur fshatarët e kësaj Lagjeje. Qëllimi ynë ka qenë dhe është që shumë banorë kanë shpreh dëshirën që t`i kthehen jetës në fshat. Disa kanë qëllime të hapin ferma për bagëti, disa në ndërtimin e vilave, si dhe punimin e tokës në këtë lagje të fshatit Sllubicë. Me mjetet e tubuara ja arritëm trasenë e rrugës ashtu siç duhet, keni futur gypat nëpër ato pjesë që ka nevojë grumbullimi i ujërave të shiut, si dhe kemi bërë kanalin anësor që mbron rrugën nga shiu. Ne si komunitet nuk kemi mundësi tjera financiare për të investuar më shumë në këtë rrugë. Aksioni i ardhshëm do të jetë rregullimi i rrjetit elektrik i cili ka qen para lufte e tash asht i dëmtuar nga disa persona të pa ndërgjegjshëm. Jemi në kërkim që ta sigurojmë ujin për pije, mundësit janë edhe uji të jetë me ramje të lirë” shprehet Hasani.

Banorët mbesin me shumë shpresa dhe optimizëm se komuna e Gjilanit do ta përkrah iniciativën e tyre të nisur dhe se jeta atje do të bëhet e gjallërueshme dhe me një kthim masiv të fshatarëve që dikur jetonin e vepronin atje./rajonipress/