UBT

Lagjja “2 Korriku” më e organizuara në Komunën e Gjilanit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Atë çka nuk e bëjnë lagjet tjera të Komunës së Gjilanit, për lagjen 2 Korriku nuk ka as më të voglin problem, kjo lagje në çdo moment me kryetarin e saj, Albin Devaja dhe vullnetarët e kësaj lagje, janë të gatshëm të kontribuojnë jo vetëm për lagjen e tyre e cila është shembull në Komunën e Gjilanit por edhe çdo kërkesë që vjen nga Komuna e Gjilanit ata janë të parët që ju përgjigjen vazhdimisht.

I gjithë ky lan për të mirën e qytetarëve vjen pikërisht nga 25 maji i vitit të kaluar, kur në krye të nëndegës së LDK-së, 2 Korriku, emërohet Albin Devaja i cili bën një kthesë dramatike me qytetarët e kësaj lagje.

“Pikërisht me 26 maj behën një vit nga marrja e mandatit me votë të fshehtë e Demokratike në nëndegën ma të madhe të LDK-së në qytetin e Gjilanit, dhe për këtë besim ju jam shumë mirënjohës të gjithë komunitetit të kësaj lagje të cilët janë shembull me aktivitetet e tyre të njëpasnjëshme”, thekson Devaja.

Devaja tregon se pa dallim gjinie e moshe, tani e një vit lagjja jonë ka marrë një pamje krejtësisht të re fal banorëve të këtij mjedisi.

Hidromorava

“Në periudhën një vjeçare të gjithë së bashku dhamë gjithçka nga vetja për të marrë primatin e investimeve në të gjitha projektet, duke filluar nga ndriçimi asfaltimi, rregullimi i gypave të azbestit, poashtu kemi pastruar e dizenfektuar në tërësi lagjen me të vetmin qëllim që të kemi ambient të pastër për të gjithë banorët që jetojnë në këtë mjedis”

Në kohën e pandemisë COVID -19, kjo lagje ka themeluar Komisionin Emergjent të nëndegës e cila ka qenë mjaft aktive.

“Aktivistët e lagjes tonë kanë qenë 24 orë të gatshëm në asistencë me pako ushqimore, me barna, me bukë si dhe në dizenfektimin e rrugëve për banorët tanë, njëherit ndihem krenar me gjithë ekipin dhe banorët e kësaj lagje që së bashku pa dallim moshe po i arrijmë synimet tona”, shprehet kryetari i nëndegës 2 Korriku, Albin Devaja.

Devaja ndër të tjera ka theksuar se në emër të ekipit tani jemi përkushtuar në projektet e radhës që do ti kemi, dhe besoj e premtoj se nëndega e 2 korrikut do të jetë model për rregullimin e mirëmbajtjen e lagjeve tona./rajonipress/