RCCOLA

Lagjet e qytetit në Gjilan, përballen me mungesë ekstreme të ujit

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Në lagjen “Arbëria” afër 30 orë nuk kemi ujë thotë Ali Musliu banor. Jemi bërë si cergarë dhe jemi ba për gjynah shprehet ai. Edhe, Milazim Salihu thotë se në lagjen “Dheu i Bardhë” në rrugën “Fatmir Ibishi” ka katër muaj që nuk ka ujë të pijshëm.

Mungesa e ujit të pijshëm në Gjilan është kryetema kryesore në ekonomit familjare. Pothuajse nuk ka familje që nuk ka telashe të tilla dhe ankesa të shumta në mungesë të ujit të pijshëm.

Mobi Casa

Ali Musliu banor në lagjen “Arbëria” thotë se në këtë pjesë nuk ka ujë tash e 30 orë.”Nuk kemi ujë as me i pastrue duart, ndërsa komuna dhe kompania nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për me zgjidhë problemin e ujit. Na keni bëre si cergarë, por po me duket edhe këtij durimi duhet t`i vije fundi. Plus i dërgojnë, punëtorët me i kërkue pagesat. Për gjynah jeni ba” ka shkruar ky qytetar.

Edhe, Milazim Salihu thotë se në lagjen “Dheu i Bardhë” nuk ka ujë tash e katër muaj, në rrugën “Fatmir Ibishi” , ndërsa edhe pse mungon uji i pijshëm faturat po na vijnë nga 7 euro është shprehur ky qytetar./rajonipress/