Uji Dea

Lagjet e fshatit Ramjan, të Komunës së Vitisë, i ka kapluar terri

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Komunës i kujtohemi vetëm në kohë zgjedhjesh thuhet në reagimin e banorëve të këtyre lagjeve.

Errësirë mbretëron në rrugët kryesore të katër lagjeve të fshatit Ramjanë. Nga ana tjetër rrugët kryesore të shumë fshatrave të Komunës së Vitisë, janë me ndriçime, por jo të gjitha, dhe situata më e keqe është në fshatin Ramjanë, lagjet: Emërllahu, Hyseni, Rexhepi dhe Zejnullahu.

Banorët e katër lagjeve, nga pesë (5) gjithsejtë që ka fshati thonë se Pushteti Komunal nuk është marrë asnjëherë në mënyrë serioze me problemet dhe vështirësitë e banorëve të këtyre lagjeve.

Banorët e lagjeve të lart cekura thonë se Komuna nuk e dimë me këndë është konsultuar për vendosjen e disa dritave në fshat.

RCCOLA

Pakënaqësitë janë të mëdha sepse Komuna në këtë rast nuk ka bërë zgjidhje, por ka bërë ndasi dhe përçarje në mes banorëve.

Komunës i kujtohemi vetëm në fushata elektorale, atëherë e kuptojnë se ekziston një lagje apo më shumë, e cila ka një numër të madh votash e të cilat i jep pa asnjë çmim krejtësisht falas dhe kjo ndodhë për mandate me radhë, thuhet në reagimin e banorëve.

Komuna jo që nuk ka mjete, por qeverisja lokale dëshiron që në këtë formë tua bëjë qytetarëve netët më romantike, deklaron B.E njëri nga banorët e lagjeve thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/