Fundamenti

Lagja më e madhe në qytet dy muaj pa ujë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan- banorët e lagjes Arbëria thonë se ka dy muaj që janë pa ujë të pijshëm .Momin Morina tha se uji po shkon në Velekincë për shkak të pozitës, por premtoj zgjidhje.

Banorët e lagjes Arbëria në qytet ka dy muaj që nuk kanë ujë të pijshëm. Kështu thonë banorët e kësaj lagjeje që ka mbi 1000 shtëpi. Emrush Zymberi banorë tha se janë pa ujë tash e dy muaj dhe ende nuk ka ndonjë zgjidhje afatgjatë për këtë lagje.”Kjo që po ndodhë me ne vërtet është për keqardhje sepse tërë muajin e Ramazanit e kemi kaluar pa ujë “ tha Zymberi.

Edhe banori tjetër Murat Avdyli tha se për shkak të ndonjë keqpërdoruesi të ujit po pëson pjesa e shëndoshë e lagjes.”Ne ka 30 vite që e kemi shfrytëzuar këtë ujësjellës dhe këtë rrjetë,por dikush po del më i zoti dhe po e ndalë ujin për tek lagja jonë” u shpreh Avdyli.

Eco Higjiena

Përfaqësuesit e lagjes Arbëria të mërkurën kanë qëndruar tek zyra e Hidromoravës dhe tek zyra e kryetarit. Momin Morina drejtor në “Hidromorava” tha për rajonipress se janë të njoftuar me problemin që kanë lagja Arbëria.”Jemi në teren dhe u kemi premtuar zgjidhje edhe pse ka shumë keqpërdorues të ujit. Tani nuk po merremi me këto çështje,por uji që duhet të vijë në lagjen Arbëria po ndalet në Velekincë për shkak se atje pozita është më e lartë” u arsyetua Morina.

Sipas Morinës lagja Arbëria do të ketë ujë por me kusht që keqpërdoruesit të identifikohen kurse pjesa tjetër të paguaj me rregull faturat e ujit të shpenzuar tha Morina./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.