UBT

Lagja “Kodra e Dëshmorëve”, qe disa ditë pa ujë, e Hidromorava s’merr mundin as telefonat t`i hapë. Si arsyetohet menaxhmenti?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Edhe pse jemi në ditët më të mira të vitit, kur thuajse çdo ditë kem reshje shiu, kompania tani më “fantome” Hidromorava, qytetaret e një nga lagjet më të mëdha të qytetit për disa ditë i le pa ujë, dhe të njëjtit përkundër tentativave të shumta për t`i marrë në telefon, nuk marrin mundin as të përgjigjen thuhet në reagimin e qytetarëve.Ymer Salihu drejtor ndërkaq thotë se të dielën ka pas reduktime të rrymës nga ora 11.00 deri ora 15.00 pa paralajmërim nga KEDS.

Banorët e lagjes “Kodra e Dëshmorëve” thonë se kjo neglizhencë e menaxhmentit të kësaj kompanie, nuk ka vend për asnjë koment aq më shumë kur çdo ditë thirren në “suksese” por realiteti flet për dështim. Në pamundësi për t`i kontaktuar KRRU “HIDROMARAVA” qytetarët i janë drejtuar edhe Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorëve pran MINT.

Mobi Casa

Ndërsa Ymer Salihu në përgjigjen për rajonipress tha se të dielën ka pas reduktime të rrymës nga ora 11.00 deri ora 15.00 pa paralajmërim nga KEDS. Në momentin kur ka filluar furnizimi me rrymë të dy fabrikat edhe në Perlepnicë edhe në Velekincë kanë dal prej funksionit dhe jemi duke bërë përpjekje maksimale që t`i kthejmë në funksion. Fabrika në Perlepnicë është kthy në funksion menjëherë të dielën në mbrëmje kurse fabrika në Velekincë është kthyer në funksion dje, por me kapacitet të zvogëluar.

Besoj që sot edhe pjesa tjetër e kodrës se dëshmorëve do të marrin ujë. Janë pajisje specifike dhe vështirë gjinden në tregun tonë, por jemi duke bërë përpjekje maksimale që ta stabilizojmë situatën. Përndryshe ne kemi bërë njoftim përmes faqes së KRU “Hidromorava”si dhe web faqes së Kompanisë. Për shkak të telefonatave të shumta zyrtari ynë nuk ka pasur mundësi t`i përgjigjet të gjithë konsumatorëve ka thënë Salihu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.