Lagja “Hagjaj” e zgjidh problemin e furnizimit me energji elektrike

Gjilan – Është në implementim e sipër projekti i rregullimit të rrymës në lagjen “Hagjaj” të Llabjanit pasi që kjo lagje është përballur shumë me furnizim të energjisë elektrike thotë Sami Vllasaliu.
Drejtori i Shërbimeve Publike Sami Vllasaliu tha se kjo lagje deri më tani ka pasur shumë vështirësi pasi që tensioni i deritanishëm ka qenë shumë i dobët dhe si pasoj e tensionit të ulët banorët kanë pasur havari në pajisje teknike dhe probleme tjera.
Pas një iniciative të Kryetarit të Komunës dhe Drejtorisë së Shërbimeve Publike është arrit marrëveshja me KEK-un që ky projekt të bashkëfinancohet , dhe për këtë çështje është nënshkruar edhe memorandumi dhe është arritur që pjesa më e madhe e materialit të sigurohet nga KEK-ku ndërsa puna dhe pjesa tjetër e materialit është mbuluar nga komuna .
Vllasaliu tha se punimet janë duke u ekzekutuar në bazë të dinamikës së dhënë dhe së shpejti do të përfundon projekti, me këtë projekt do të ndërtohet rrjeti i ri me Trafo vetëm për këtë lagje dhe për disa objekte për rreth që do të përfshihen në këtë projekt u shpreh Vllasaliu./rajonipress/